Transmetuar më 09-09-2022, 20:03

SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar edhe njëherë sot se ai është i prerë sa i përket çështjes së Kosovës. Ai u shpreh se sot në fillim të bisedimeve me negociatorët e BE-së në Beograd deklarova se nuk do të ketë njohje të Kosovës. Me anë të një postimi Instagram, Vuçiç shkruan se ka biseduar sot me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës Miroslav Lajçak, duke theksuar i prerë se nuk do të ketë diskutim për të ardhmen e Serbisë dhe për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

“Nuk do të ketë diskutim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës! Aktualisht po flas me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me këshilltarët për politikë të jashtme dhe të sigurisë të Republikës së Francës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner, gjithmonë të gatshëm për zgjidhje kompromisi, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Jo dorëzim! Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiç.