Transmetuar më 12-09-2022, 12:59

Zelanda e Re. Ata mbeten një nga çiftet më interesantë të show-bizz-it. Rreth shtatë vite më parë, Vesa Luma dhe Big Basta i thanë ‘Po’ përgjithmonë njëri-tjetrit.

Në këtë ditë të veçantë për ta, këngëtarja ka rikujtuar çastet më të bukra në ceremoninë madhështore të cilën e organizuan në kalanë e Lekurësit në Sarandë.

Vesa ka publikuar mjë pjesë të klipit të dasmës së tyre ku krahas saj bëri dedikimin e ëmbël për Big Bastën:

“Gëzuar përvjetorin, dashuria ime? Shumë krenarë për ne, per vendimet tona, sakrificat e sfidat që i tejkaluam me shumë dashni duke e vendosur të parën -familjen tonë të vogël e të lumtur. Të dua shumë”!

Çifti i famshëm shqiptar tashmë prej vitesh janë larguar nga Shqipëria si dhe nga tregu muzikor. Dyshja është shpërngulur në Zelandë të Re.

Ata janë prindër të një djali, i cili quhet Lian dhe videot që këngëtarja publikon në rrjete sociale të vogëlushit, e tregojnë qartë talentin e tij në muzikë.