Transmetuar më 15-09-2022, 15:17

Tiranë- Bordi i transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve ditën e sotme. Sipas vendimit të bordit, çmimi i naftës është ulur me 8 lekë, nga 232 lekë/litri, në 224.

Ndërsa benzina është rritur, çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.

Benzina do të tregtohet me 198 lekë/litri nga 192. Ndërsa gazi do të tregtohet me 78lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.