Transmetuar më 18-09-2022, 09:59

Në Gjermani, kërkesat për maska ​​dhe teste do të zbatohen sërish nga tetori. Këshilli Federal në Berlin, miratoi rregullat e reja të pandemisë Covid-19, raporton noa.al.

Ligji u propozua nga Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach dhe Ministri i Drejtësisë Marco Buschmann dhe u miratua në Bundestag. Tani vendi është "i përgatitur mirë", tha Lauterbach.

Në javët në vazhdim, maskat FFP2 do të jetë e detyrueshme në klinika, shtëpi pleqsh dhe mjedise mjekësore në të gjithë Gjermaninë.

Maska të detyrueshme dhe në trenat në distanca të gjata, por nuk kërkohen në avionë. Në shtëpitë e pleqve dhe klinikat, duhet të paraqitet edhe një test negativ përpara hyrjes.

Shtetet federale gjithashtu mund t’i bëjnë të detyrueshme maskat në trenat dhe autobusët lokalë, si dhe në zona të brendshme si dyqane, restorante dhe salla eventesh që nga tetori.

Kushdo që tregon test negativ duhet të përjashtohet nga një detyrim i tillë në evente dhe mjedise të tjera të mbyllura.

Numri i të infektuarve me korona të regjistruar brenda një jave është rritur sërish kohët e fundit në Gjermani.

Nëse situata e infeksionit përkeqësohet, shtetet federale mund të bëjnë kërkesa të mëtejshme: Maskat të jenë gjithashtu të detyrueshme edhe në eventet në natyrë nëse distancat minimale nuk janë të mundshme. Po ashtu, aplikim të kufirit të pjesëmarrjes për event në mjedise të brendshme dhe detyrimin për higjienë dhe dezinfektim në çdo mjedis të mbyllur.

Sakaq është planifikuar një fushatë e re vaksinimi mbarëkombëtare. Qëllimi është të sigurohet informacion rreth vaksinave që janë përshtatur me variantet e reja të virusit. /noa.al