Transmetuar më 18-09-2022, 17:39

Tiranë- Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 335 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 43 qytetarë, në këto bashki:

23 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Kamëz, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, Delvinë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Vorë, Lushnje, Selenicë, Sarandë, Gramsh.

Janë 939 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,911 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Shtator 2022) Raste të reja ditore 43 Të shëruar në 24 orë 147 Të shtruar në spitale 9 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 335

Testime totale 1,974,704 Raste pozitive 330,437 Raste të shëruara 325,911 Raste Aktive 939 Humbje jete 3,587

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 420 Shkodër 108 Elbasan 88 Fier 80 Vlorë 61 Durrës 43

Korçë 38 Berat 34 Gjirokastër 26 Dibër 21 Lezhë 17 Kukës 3