Transmetuar më 20-09-2022, 11:10

Qeveria shqiptare ka vendosur t’i qëndrojë besnike Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do t’i mbajë pa afat muxhahidinët e strehuar në vendin tonë.

Deklarata e Ramës u bë në një intervistë për gazetën gjermane ”Der Spiegel”. Kryeministri Edi Rama ka folur në këtë intervistë për sulmin kibernetik iranian kundër Shqipërisë, dëshirës për anëtarësimin në BE dhe fatin e muxhahidinëve.

Ai tha se Irani sulmoi vendin tonë me një sulm masiv kibernetik. "Qëllimi ishte të shkatërroheshin të gjitha shërbimet digjitale të qeverisë që ne kemi ndërtuar me shumë mund përgjatë shumë viteve".

Duke mos detajuar pasojat, megjithatë Rama pranoi faktin kur tha se është arritur të zvogëlohet dëmi.

Sfondi i sulmit është, me sa duket, është prania e disa mijëra anëtarëve të opozitës iraniane, të cilët po punojnë aktivisht për ndryshimin e regjimit në Iran dhe po bashkëpunojnë me SHBA, të ashtuquajturit Muxhahedinë të Popullit (MEK).

Në vitin 2013, Shqipëria pranoi MEK-un nga Iraku me kërkesë të Uashingtonit. Do të parapëlqenit që të largoheshit sot nga ky grupim? Ishte pyetja e gazetës gjermane, për të cilën Rama tha:

"Jo, Shqipëria ka një traditë për t’u krenuar për të strehuar njerëzit në rrezik. Dhe aleanca jonë strategjike me SHBA-në nuk mund të nënkuptojë thjesht se Uashingtoni ka gjithmonë mbështetjen tonë. Ndonjëherë duhet ta ndihmojmë edhe SHBA-në. Shqiptarët u detyrohen shumë amerikanëve". /noa.al