Transmetuar më 20-09-2022, 11:02

Asnjë foto me kampionët e botës. Talenti francez i Paris Saint Germain, Kylian Mbappé refuzon të marrë pjesë në fotosesionin e kombëtares në grumbullimin e "Clairefontaine". Pra, çështja e parave dhe e të drejtave të imazhit që sulmuesi pretendon kundër FFF-së (Federatës Franceze të Futbollit) mbetej një "minë me sahat" te kombëtarja transalpine.

Refuzimi i Mbappe vinte pas vendimit të federatës për të “mos modifikuar marrëveshjen për të drejtat e imazhit të lojtarëve". Sulmuesi i Paris Saint Germain dhe përfaqësuesit e tij shprehin keqardhje të thellë që asnjë marrëveshje, siç kërkohet, nuk mund të arrihet para Kupës së Botës. Kjo çështje ishte shfaqur tashmë që marsin e kaluar, duke shkaktuar polemika të shumta.

Fiton Mbappe – Franca i dorëzohet Kylian Mbappé. Sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe i ‘Les Bleus’, i përfshirë prej muajsh në një betejë me Federatën Franceze të Futbollit për menaxhimin e të drejtave të imazhit të lojtarëve të thirrur në kombëtare, kërcënoi se nuk do të paraqitej në fotosesionin klasik të kombëtares.

Një proces i përvitshëm që organizohet në “Clairefontaine” me sponsorët e kombëtares transalpine.  Mbappe guxoi dhe mori rezultatin e parë. Federata Franceze e Futbollit, e cila me presidentin Noel Le Graet kishte bërë të ditur se nuk dëshironte të diskutonte një marrëveshje të re përpara Botërorit të ardhshëm në Katar, vendosi të tërhiqet, duke e komunikuar vendimin e saj përmes një njoftimi për shtyp:

“FFF është e kënaqur të punojë mbi udhëzimet e një marrëveshjeje të re që do t’i lejojë të garantojë interesat e saj, duke marrë parasysh shqetësimet dhe besimet legjitime të shprehura nga lojtarët e vet". Një fitore për Mbappe dhe avokatin e tij, i cili prej muajsh po negocion për të ndryshuar marrëveshjen ekzistuese.