Transmetuar më 20-09-2022, 12:07

TIRANË- Gjykata e Tiranës dënoi me burgim të përjetshëm Përparim Ademin, autorin e vrasjes së motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Prokuroria e Tiranës kërkoi burgim të përjetshëm për Ademin, i cili kreu krimin më 31 dhjetor 2020 në zonën e Astirit.

Nga hetimet rezultoi se 59-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga dy motrat me të cilat kishte një lidhje jashtë martesore.

Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës.

Familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy viktimave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë. Ndërsa e shoqja e Përparimit, Vjollca i ka hedhur poshtë akuzat dhe sqaron se familja e viktimave do të marrë vilën e tyre, dhe për këtë shkak ngre akuza të pabazuara.