Transmetuar më 20-09-2022, 12:31

Po kthehej nga Anglia me çantën plot me paund, i sekuestrohen nga policia.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ndaj F. B., 28 vjeç, rezident në Angli.

Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij iu gjetën 21 550 paund stërlina, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi.

Në përfundim të veprimeve të para, shtetasi F. B. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi” dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.