Transmetuar më 20-09-2022, 17:27

Aktori Brad Pitt dhe këngëtari Nick Cave bëjnë debutim të befasishëm arti në Finlandë

Brad Pitt, yll i Hollivudit dhe muzikanti australian Nick Cave kanë debutuar si artistë në një ekspozitë në Finlandë që ka ekspozuar ndaj irskulptura dhe qeramika të krijuara nga ylli i filmit dhe kantautori.

Muzeu i Artit Sara Hilden, i vendosur në qytetin jugor finlandez të Tampere, fillimisht kishte planifikuar të ekspozonte vetëm shumëllojshmërinë e gjerë të veprave të artistit britanik Thomas Houseago – i njohur për skulpturat e tij.

Por Houseago e bindi muzeun të përfshinte vepra nga miqtë e tij Pitt dhe Cave.

“Cave dhe Pitt janë tashmë të njohur në fushat e tyre përkatëse të muzikës dhe kinemasë, por kjo është hera e parë që ata kanë ekspozuar veprat e tyre artistike – pjesë të cilat janë krijuar gjatë një dialogu të vazhdueshëm me Houseago”, tha muzeu finlandez.

Pitt dhe Cave udhëtuan për në Tampere, – një qytet universitar i njohur për kulturën e tij dhe skenën muzikore – për një event para hapjes së madhe të shtunën.

Mediat finlandeze raportuan se të dy personazhet pranuan se ishin të emocionuar dhe nervozë për prezantimin e artit të tyre në publik për herë të parë.

Ndër nëntë veprat e shfaqura nga 58-vjeçari Pitt është një strukturë në formë shtëpie e derdhur në silikon të pastër dhe e qëlluar me plumba, si dhe një panel suvaje që përshkruan një skenë të të shtënave. Pitt filloi të bënte art qeramike pas divorcit me Angelina Jolie në 2017.

Pitt i tha transmetuesit publik finlandez YLE se puna e tij kishte të bënte me "vetëreflektimin".

“Ka të bëjë, e dini, pyes veten, ku ishte gabimi në marrëdhëniet e mia? Ku kam gabuar? Ku jam unë bashkëfajtor?” tha ai.

Ekspozita u hap të dielën dhe zgjat deri më 15 janar 2023. /noa.al

Fotot: AP dhe The Art Newspaper