Transmetuar më 20-09-2022, 19:01

GREQI- Një punonjës policie është aksidentuar, por kaskë mbrojtëse që mbante në kokë teksa udhëtonte me motor, i ka shpëtuar jetën. Ai është përplasur nga një makinë dhe ka fluturuar 10 metra në ajër. Më pas ka rënë në tokë, por për fatin e tij të mirë, ka arritur të shpëtojë. E vetmja gjë që ka pësuar janë disa plagë të lehta në trup.

Videon e aksident, efektivi e ka publikuar vetë në rrjetet sociale, për të sensibilizuar qytetarët. Ai u bën thirrje të gjithve që të mos lëvizin pa kaskë mbrojtëse, kur udhëtojnë me motor.