Transmetuar më 21-09-2022, 08:32

DURRËS- Një aksident ka ndodhur në orët e para në Durrës.

Një grua është përplasur nga një makinë, pranë shkollës ‘Qemal Mici’, lagjia nr.17.

E plagosura është dërguar me urgjencë në spital.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.