Transmetuar më 21-09-2022, 09:17

TIRANË- Dy netë më parë startoi “Dance with me”. Në juri janë Klaudia Pepa, Ilir Shaqiri dhe Ermal Mamaqi. Por ajo ç’ka u vur re tek juria ishte shpirti i protagonizmit i Ilirit, i cili vendosi t’i zërë vendin Klaudias.

Si e vetmja vajzë në juri, Klaudia është menduar te qendrojë në mes të tavolinës, por duket se kjo nuk i ka pëlqyer Ilirit, i cili pa marrë parasysh asnjë rrethanë ka vendosur të ulet në vendin e saj.

Madje edhe emri tek tavolina doli me titra, Klaudia.

Gjithsesi duket se spektakli do ketë mjaft surpriza.