Transmetuar më 21-09-2022, 10:38

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP", Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Pasi zbuluan se do të bëhen me një djalë, ata nuk ndalojnë së postuar në rrjetet sociale momente të bukura me njëri-tjetrin.

Teksa po e presin me padurim për ta pasur pranë tyre, Einxhel dhe Dj Dagz kanë nisur që të ‘hamendësojnë’ se si do të duket i vogli i tyre.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, moderatorja e njohur publikoi një foto interneti ku shfaqej një bebush i vogël përpara frigoriferit.

“Definitivisht fëmija ynë @djdagz”, shkroi Einxhel krahas postimit duke treguar për ndjekësit se si ajo e imagjinon të birin e saj në të ardhmen. Dagz gjithashtu ishte plotësisht dakord teksa ripostoi foton në profilin e tij.