Transmetuar më 21-09-2022, 12:38

Tiranë- Policia shoqëron në komisariat një 47-vjeçar pasi në shtëpinë e tij iu gjet një depozitë me 2 ton naftë kontrabandë.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë vendore të Policisë Tiranë finalizohet operacioni policor të koduar “Diesel 3”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë A. H., 47 vjeç, banues në Kashar, pasi në ambientet e jashtme të banesës së tij u konstatua një depozitë metalike, e mbushur me 2000 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari e mbante naftën e kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.