Transmetuar më 21-09-2022, 12:42

Para fillimit të seancës stërvitore të së martës në qytetin sportiv të “La Roja”, Luis Enrique u takua me lojtarët e tij për t’i informuar ata mbi një sistem të ri komunikimi.

Çdo futbollist kishte një altoparlant të vogël të inkorporuar në jelekun ku të dhënat fizike regjistrohen në GPS, për të dëgjuar direkt urdhrat e trajnerit. Ky i fundit ishte instaluar në “skelat” e tij tradicionale për të pasur një fushëpamje të plotë të stërvitjes.

Trajneri iberik, i cili po përgatit duelet e fundit zyrtare të Spanjës, që korrespondojnë me Ligën e Kombeve, përpara se të debutojë në Botërorin e Katarit pas dy muajsh, u shfaq në terren me një ‘walkie talkie’ të vogël për të komunikuar drejtpërdrejt me futbollistët.

“Shpresoj të mos bërtas shumë, edhe pse nuk jam mësuar të përdor volum të ulët me njerëz kaq të largët, – pranoi trajneri asturian për të justifikuar një sistem kaq unik komunikimi.

– Shpresoj se mund t’ju ndihmojë. Nuk do të duhet të bëni asgjë. Trajnerin do ta keni nga prapa, përmes këtij sistemi komunikimi”.

Dhe nga palestra, ku u zhvillua biseda në fjalë sqaruese, në fushën e stërvitjes. “Koke, duhet të zmbrapsesh dhe të mbështesësh vetëm kur qendërmbrojtësi ka nevojë. Qëndro atje”, – i komentoi Luis Enrique lojtarit të Atlético Madrid, i cili po e dëgjonte drejtpërdrejt atë urdhër më mikrofonin në shpinë.

“Álvaro, duhet të shkosh në mbështetje”, – do të këshillonte më vonë sulmuesin. “Ik Gavi! Më mbrapa Gavi! Më tej! Kthehu dhe prit që Rodri të shkojë në krah”, – i komunikoi mesfushorit të ri të Barçës.