Transmetuar më 21-09-2022, 14:53

Kavajë- Një 17-vjeçare është marrë peng për disa orë nga dy të rinj gjatë ditës së djeshme në Kavajë duke alarmuar të afërmit dhe policinë.

Mësohet se e reja është marrë me forcë nga dy të rinj, një 23-vjeçar dhe një tjetër 18-vjeçar dhe është mbajtur për disa orë në një ambient në qytet duke u dhunuar prej tyre.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke liruar të renë, ndërsa janë arrestuar dy të rinjtë, të cilët ishin me banim në Peqin.

Nuk dihet ende shkaku i këtij veprimi, ndërsa policia ka marrë dëshminë e vajzës si edhe të dy pengmarrësve. (noa.al/M.D)