Transmetuar më 21-09-2022, 18:00

Elbasan- Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit.

Mësohet se dy komshinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës.

Shtetasi Hysen Ullorja ka marrë pushkën e gjahut dhe ka dashur të qëllojë drejt komshiut të tij.

Ndërhyrja në kohë e forcave “Shqiponja” ka parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes dhe një vrasje të mundshme.

Blutë mësohet se kanë shoqëruar dy komshinjtë në komisariat, ndërsa pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen. (noa.al/M.D)