Transmetuar më 21-09-2022, 18:20

KAVAJË- Ngjarje e rëndë në Kavajë.

Dy të rinj, 18 dhe 23 vjeç, kanë marrë peng një 17-vjeçare vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

Kanë qenë kalimtarë të rastit, ata që kanë parë se e reja po merrej me forcë dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë.

Sipas të dhënave paraprake, dy të rinjtë e kanë mbajtur peng në një objekt që nuk përdorej më nga askush dhe e kanë dhunuar, madje dhe me dorezë metalike ose ndryshe përforcues grushti për arsye që ende nuk dihet. Megjithatë Policia ndërhyri duke liruar adoleshentet, ndërsa në pranga përfunduan të rinjtë të identifikuar me inicialet: – A. D., 23 vjeç dhe A. H., 18 vjeç, të dy banues në Peqin. Të dy akuzohen për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Kanosja" dhe "Plagosja e lehtë me dashje", të kryera në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.