Transmetuar më 21-09-2022, 18:35

Vlorë- Aksident në Vlorë. Motori përplas një gjimnaziste 17-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në rrugën përball gjimnazit ‘Ali Demi’.

Si pasojë e përplasjes, veç 17-vjeçres, ka mbetur e plagosur edhe drejtuesi i motorit, një 19-vjeçar.

Dy të rinjtë janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.