Transmetuar më 21-09-2022, 22:50

Peqin- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin. Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë të plagosur u dërguan në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:40, nē fshatin Karinë, Peqin.

Mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, dhe për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit tip”Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasgjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit në fjalë. noa.al