Transmetuar më 21-09-2022, 23:38

Tiranë- Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga raportet e Ervis Martinajt me politikën. Sipas tij, njerëzit e Ervis Martinajt i prishën takimin Ramës.

Kryeministri Edi Rama ka qenë i detyruar të reagojë. Edi Rama, pas një tentative për një takim elektoral në zonën e Lezhës, është bllokuar dhe është sabotuar nga njerëzit e Ervis Martinajt, është kthyer mbrapsht dhe ka thënë para elektoratit të tij “ne e dimë që në atë makinë është ai drejtori i lojërave të fatit, ne e dimë targën”. Dhe thonë jo regjimi, por patronazhimi. Nuk është në stilin e Ramës që të ndërhyjë në ngjarje. Publikisht nuk merr përsipër akuza direkt”