Transmetuar më 22-09-2022, 08:29

VLORË- Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ullishta në Tragjas të Vlorës. Për pasojë u dogjën disa rrënjë ullinj shekullor. Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset që bënë të mundur lokalizimin dhe fikjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet.

Po hetohet për zbulimin e arsyes së shpërthimit të zjarrit.