Transmetuar më 22-09-2022, 11:41

Kur u pyet se cila këngë e përcakton më mirë atë, ai përmend "Capo Plaza". I intervistuar nga “Outpump”, një revistë e themeluar në vitin 2016, që merret kryesisht me modën dhe muzikën, Leao foli për veten. Origjina, repi, albumi i tij, pasionet dhe sigurisht Milani, deri te lidhja me Ibrahimovic.

ORIGJINA – Fillon në Almada, në lagjen Setúbal, ku lindi dhe u rrit: “Nga ku vij unë, të gjithë duken të padukshëm. Në Almada askush nuk të shikon dhe askush nuk dëshiron të të shikojë. Nëpërmjet futbollit, muzikës dhe modës dua t’iu tregoj të gjithë fëmijëve të lagjes sime dhe lagjeve të ngjashme se mund t’ia dalin, pavarësisht origjinës së tyre. Megjithatë, një gjë është thelbësore: mos harroni kurrë se nga vini”.

Për vështirësitë e hasura: “Po mendoj të udhëtoj me babanë në tren. Isha i vogël dhe nuk dinim si të paguanim biletat për të shkuar në kamp. Mendoj se ai reflektonte çdo natë, para se të flinte, duke kërkuar një mënyrë për të sjellë para dhe ushqim në shtëpi. Futbolli ishte ëndrra ime, familja ime arriti të më jepte mjetet për ta realizuar atë. Ajo ka qenë gjithmonë pranë meje”.

MUZIKA – Marrëdhënia me muzikën u zhvillua në Francë, te Lille: “Ikoné më prezantoi me repin francez. Ato këngë më ndihmuan të mësoja një gjuhë të re, më pas pasioni u shtua dhe kështu vendosa të shkruaj, regjistroj dhe publikoj këngët e mia. Brenda dhomave të zhveshjes së Milanit, në javët pas lansimit të albumit tim, dëgjohej vetëm muzika ime, aq sa disa nga shokët e mi të skuadrës më tallnin.

Pa ligësi eh, por për të më mbështetur. Në Milano pata mundësinë të kontaktoj direkt dhe të krijoj lidhje me shumë artistë: Lazza, Capo Plaza dhe Sfera, mbi të gjitha. Do të doja të performoja me ta. Në thelb dëgjoj gjithçka dhe këdo, më ndodh të luaj edhe këngët e Ed Sheeran-it”.

IBRA DHE PIOLI – Sezonin e kaluar, Leao fitoi titullin dhe ishte MVP i Serie A. Një rrugëtim i gjatë që filloi më 2019: "Dy vitet e para ishin të vështira. Në Francë, jeta ishte ndryshe. Kur i bashkohesh një ekipi të tillë, e di që duhet të jesh fitues. E ndjen, e jeton. Megjithatë, pas një procesi tranzicioni, unë u bëra një person dhe lojtar tjetër”. Leao foli gjithashtu se kush ishte themelor për rritjen e tij:

“Familja ime, Pioli dhe Ibra. I mbaj pranë vetes çdo ditë. Ibra është një shembull. Ai më mësoi rëndësinë e të kërkuarit dhe të qëndrimit i përqendruar. Ne gjithmonë flasim, jo si profesionistë apo kolegë, por si burra. Tani dua të jem protagonist dhe të luaj titullar me Portugalinë. Nëse ka një shans për të fituar, mirë, atëherë do të jetë shumë bukur".

AI DHE FASHION – Leao ka gjithashtu një markë mode të quajtur "Son is Son": “Ju mund të dilni nga lagjja juaj, por lagjja juaj nuk do të dalë nga ju. Ishte babai im ai që më lidhi me modën. Kur duhej të dilja, më ndaloi para pasqyrës për të më kontrolluar.

Nëna ime ishte parukiere, por ishte ai që më preu flokët. Si fëmijë i mbaja të gjatë, pastaj një ditë në shkollë më qortuan dhe më pas m’i preu menjëherë. Krijimi i një marke ishte ëndrra ime. Në Itali kam fatin të marr pjesë edhe në javët e modës. Futbolli, muzika dhe moda kanë shumë lidhje, dua të ndjek pasionet e mia”.