Transmetuar më 22-09-2022, 13:10

ITALI- Emanuel Rroku 23 vjeç nga Shkodra mbeti i vrarë pas një konflikti mes shqiptarësh mbrëmjen e 16 shtatorit në Itali.

Për ngjarjen akuzohet 34-vjeçari Rigels Gjinaj. Gjithashtu ai plagosi edhe një 30-vjeçar.

Sherri shpërtheu në një lokal ku përplasja mes dy grupesh të rinjsh degjeneroi deri në përdorimin e armëve.

Sherri nisi pasi Rigelsi po dhunonte një vajzë, në atë moment Emanueli ka ndërhyrë të shpëtojë vajzën, por ky veprim nuk i ka pëlqyer Gjinajt dhe ka shtënë në armë drejt Rrokut.

Administrata bashkiake Turbigo ka vendosur të shpallë zi në qytet ditën e premte, ditë në të cilën do të bëhet varrimi i Emanuel Rrokut. Kryebashkiaku Fabrizio Allevi, shprehet se vendimi i administratës është marrë për të shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të shqiptarit Emanuel.

Flamujt e selisë së bashkisë do të jenë në gjysmështizë gjatë kremtimit të varrimit, të caktuar nga ora 14.30 deri në orën 15.30.