Transmetuar më 22-09-2022, 13:43

EKUADOR- U denoncuar e zhdukur 10 ditë më parë, gjendet trupi i avokates në Ekuador.

Presidenti i Ekuadorit ka thënë se trupi i gjetur nga autoritetet është ai i një avokateje të re, e cila u zhduk pasi vizitoi një shkollë trajnimi policor. Gruaja u identifikua si María Belén Bernal, 34 vjeçe, e cila u zhduk 10 ditë më parë pasi shkoi të takonte burrin në kryeqytetin Quito. Burri është i dyshuari kryesor për vrasjen e saj dhe është në arrati, thotë policia.

Sipas BBC, vdekja e Bernal ndezi protesta në një vend që thuhet se ka parë më shumë se 200 vrasje të grave këtë vit. Zyrtarët thanë se trupi i pajetë u gjet në një kodër 5 km nga shkolla e trajnimit në fjalë.

Duke komentuar zbulimin e zymtë, presidenti Guillermo Lasso tha se lajmi i shkaktoi atij "dhimbje dhe indinjatë të thellë", duke u zotuar se vrasja e saj nuk do të kalonte pa u ndëshkuar. Në një postim në Twitter, ai i ka dërguar ngushëllimet nënës dhe djalit të vogël të viktimës.

Bernal u zhduk pasi vizitoi objektin në orën 01:30 me kohën lokale më 11 shtator. Drejtuesi i shkollës është shkarkuar dhe qeveria ka ofruar një shpërblim prej 20,000 dollarësh për kapjen e bashkëshortit të zonjës Bernal, Leter Germán Cáceres.

Caceres u zhduk jo shumë kohë pasi i dha policisë një deklaratë për gruan e tij të zhdukur dhe më pas u pushua nga puna si instruktor në shkollë.

Vdekja Bernal ka çuar në protesta nga të afërmit, miqtë dhe grupet e të drejtave të grave në Quito, si dhe thirrjet për drejtësi nga nëna e saj.

Femicidet, kur një grua vritet për shkak të gjinisë së saj, në Ekuador është në rritje, sipas Fondacionit Aldea, i cili gjurmon krimin në vend. Ai thotë se 206 gra ishin vrarë në Ekuador në 2022 deri më 3 shtator.