Transmetuar më 22-09-2022, 18:27

KAPSHTICË- Një 26-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në pikën kufitare të Kapshticës. I riu shqiptar rezultonte i kërkuar nga autoritetet gjermane dhe është kapur nga policia kufitare e Kapshticës në bashkëpunim me sektorin e verifikimit të pasaportave.

I riu shqiptar rezulton i kërkuar me urdhër arresti europian të lëshuar nga autoritetet gjermane. Ai akuzohet për vjedhje dhe grabitje.