Transmetuar më 22-09-2022, 21:54

Tiranë- A do të marrë Shqipëria Shqipëria dronë ‘Bayraktar’? Kryemistri Edi Rama tha në një intervistë për “Opinion” se Shqipëria do të marrë 6 të tillë që do t’i përdorë për kontrolle të territorit.

Ai tha se dronë të tillë do të ndjekin të kërkuarit nga drejtësia, do të zbulojnë ndërtimet pa leje e do të kryejnë shumë funksione të tjera. Bisedat për këto dronë, Rama tha se i ka bërë me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

"Shqipëria do të marrë dronë të armatosur bajraktarë, janë me pako, do të marrim gjashtë dronë të armatosur, do të shërbejnë për ndërtimet pa leje, për ndjekjen e personave në kërkim, për kultivimin. Edhe shumë të tjera. Shqipëria do të paguajë për to,"- tha Rama ndër të tjera.