Transmetuar më 22-09-2022, 22:31

TIRANË- Një aksident u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë.

Drejtuesi i një "Toyota" humbi kontrollin mbi mjetin e tij dhe u përmbys në mes të autostradës.

Ngjarja ndodhi në Unazën e Madhe të kryeqytetit, pranë zonës së Kodrës së Diellit.

Në videon e publikuar në faqen e "JOQ" shihet se si një i ri thyen xhamin e pasëm të makinës dhe njerr të plagosurin jashtë.

Aksidenti shkaktoi për disa minuta trafik në autostradë me radhë të gjata automjetesh.

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)