Transmetuar më 22-09-2022, 23:38

Pas konfliktit të djeshëm mes Xhenit dhe Edës, debatet kanë vazhduar edhe sot në "Për’puthen". Xheni mungonte në studio, por Eda e ka vazhduar deklaratën që nisi dje duke u shprehur se di shumë për Xhenin. Madje sipas saj fakti që Xheni mungonte, i përforcon ato që ajo ka thënë. Pas kësaj, opinionistja Neda Balluku i vuri në dukje Edës se ajo po ofendon një vajzë tjetër duke u shprehur se po tregon "standart të ulët".

Pikërisht kjo fjalë nuk i pëlqeu Edës, e cila iu kthye ashpër opinionistes: "Kush je ti që më bën mua gjykimin e standartit?"

Debati:

Eda: Unë me atë kam gjëra personale nga jashtë dhe fakti që ajo sot këtu mungon do të thotë që i përforcon ato që kam thënë unë

Neda: O Eda kush je ti polici i moralit?

Eda: Jo nuk jam, por në momentin që ajo më drejtohet mua me idiote, injorante, nuk e pranoj. Ajo e di shumë mirë çfarë di unë për atë.

Neda: Dua të të them diçka ty Eda. Unë mendoj që ty si vajzë kur të thuhet ‘bletë punëtore që shkon lule më lule’ dhe ti nuk ofendohesh do të thotë që ti je e para që i shan vajzat e tjera në këtë formë. Dhe kjo shpjegon të gjithë standartin e ulët që ti ke personalisht për tu mbrojtur dhe të gjithë standartin e ulët që ti ke për t’i folur të tjerëve.

Eda: Kush je ti që më bën mua gjykimin e standartit? Se më thotë mua ai ‘bletë lule më lule’. Ti ishte ajo që më dole mua në mbrojtje. Kush jeni ju që më vendos mua standartin?

Neda: Ajo është një arsye më shumë pse më takon të ta them këtë gjë sepse isha unë që të dola në mbrojtje dhe çfarë ndodh? Ti bën të njëjtën sjellje kundrejt një vajze tjetër.

Eda: Nëse ti do ta mbrosh është puna jote, as më intereson fare, gjithë Shqipëria të dalë në mbrojtje të saj nëse është e nevojshme. Ofendimi që ti sapo bërë ëshë më i rëndë se ai i Remilit. Nuk mi vendos ti standartet mua, si i kam unë të ulta apo të larta.

Neda: Nuk t’i vendos unë. E ke ti të vendosur Eda dhe e ke treguar standartin tënd.

Eda: Ky është një ofendim shumë i madh që po më bën. Ku e sheh ti standartin tim?

Neda: Mundohu të kuptosh atë që të thashë Eda përpara se të kërcesh në këtë formë. Ajo që unë konstatoj me keqardhje është fakti që ti nuk ofendohesh nga ofendimet që të bëhen sepse në rradhë të parë ti je ofenduese. Ratë të dyja në një nivel të ulët, por secila nga ju duhet të marrë haraçin e posaçëm.