Transmetuar më 23-09-2022, 08:30

MILOT- Aksident me vdekje në autostradën Laç-Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Laç-Lezhë në vendin e quajtur " Mbikalimi i Patokut", Kurbin.

Në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një grua ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor.

Dyshohet se e ndjera mund t’i ketë prerë rrugën mjeti që e përplasi me trafikndarësen dhe në asfalt.

Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes duke rënduar pozitën e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.