Transmetuar më 23-09-2022, 10:16

Mourinho në versionin e reperit për një ditë. Trajneri i Romës në një version të paparë më parë, në një event shumë të veçantë për të. “Special One” ishte protagonisti i videoklipit të fundit të reperit anglez Stormzy, me titull ‘Mel Made Me Do It’.

Trajneri portugez shfaqet në minutën e pestë, i rreshtuar me ata që do të ishin ‘shokët’ e tij, me gishtin proverbial mbi gojë. Me të edhe një tjetër emër i madh i Serie A, Romelu Lukaku, qendërsulmuesi i Interit.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, mjekër, njerëz në këmbë, orë dore dhe ambiente të brendshme

Në atë moment në klip, kamera lëviz te Mourinho, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i portugezit: “Preferoj të mos flas, nëse flas jam në telashe të mëdha”.

Një frazë që u bë ikonike në Angli, e shqiptuar si shenjë polemikash në vitin 2014, pas një ndeshjeje me Chelsea, duke kritikuar vendimet dhe qëndrimet e gjyqtarit Chris Foy.

Mourinho ka postuar në Instagram një foto nga prapaskenat e kilipit në fjalë dhe padyshim me reperin Stormzy: “Ishte shumë argëtuese të merrja pjesë në këtë klip, u argëtova shumë”.