Transmetuar më 23-09-2022, 12:00

Nuk është hera e parë që djali i presidentit amerikan, Hunter Biden, vë në pozitë të vështirë familjen e tij.

Një tjetër video tejet e sikletshme për djalin e presidentit amerikan Joe Biden ka parë dritën e mediave në Shtetet e Bashkuara.

Hunter Biden, në këtë video, shihet i zhveshur në një rrëshkitëse uji dhe pozon në mënyrë të papërshtatshme për kamerën. Me të dhe dy gra.

Pamjet tregojnë Hunterin duke ecur nëpër lëndinën e një Airbnb luksoze me vlerë 4,140 dollarë në natë në Malibu, duke u zhveshur dhe duke rrëshqitur nga një rrëshkitëse uji në pishinën e vilës.

Imazhet e tjera e tregojnë atë duke bërë seks në grup dhe duke u argëtuar jashtë me prostitutat në xhakuzin e shtëpisë së tij luksoze me qira në vitin 2018.

Videot u ruajtën në laptopin e braktisur të Hunter dhe u gjetën nga DailyMail.

"Unë e dua djalin tim," tha Biden së fundmi kur u pyet nëse çështja e Hunterit apo vështirësitë e kaluara mund të rëndojnë në fushatën e 2024. "Ai luftoi me një problem varësie dhe e kapërceu atë."

"Dhe jo, nuk ka asnjë gjë që kam vënë re, aspak, që do të ndikonte mua apo Shtetet e Bashkuara në lidhje me djalin tim Hunter." /noa.al