Transmetuar më 23-09-2022, 12:22
Foto ilustruese

Korçë- E rëndë në Korçë. Një grua hidhet nga lartësia e pallatit ku banonte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, në lagjen nr. 10.

Dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati . G., rreth 64 vjeçe, e cila u dërgua në Spitalin e Korçës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se ajo vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.