Transmetuar më 23-09-2022, 13:04

Tiranë- Ish Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se Kryeministri Edi Rama është në hetim ndërkombëtar.

Në konferencën me mediat Berisha dha detaje mbi dosjen sipas të cilit, po hetohet kreu i qeverisë shqiptare.

“Gjykatësi vendos të mblidhen regjistrime dokumente, materiale të lidhura sa më poshtë: Çdo regjistrim, është mandat gjykate për çështjen Charles McGonigal i cili hetohej intensivisht nga FBI, është ish anëtar i komisionit Muller, që u caktua si prokuror i pavarur për hetimin e Trump për lidhjet me rusët. Ky ishte në ekipin e Muller por ky hetohej vetë për lidhjet me rusët.

Gjykatësi urdhëron të administrohen të gjitha regjistrimet materiale në posedim që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo të kufizuar, tekstet e sms në ceulare, e-mail elektronike, aplikacionet në mesazhet e kodifikuara celulare, letra shënime midis Charles për çështjet që vijojnë: Qeverinë e Republikës së Shqëiërisë e çdo person të lidhur me Qeverinë e Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

Çdo udhëtim i kryer i Charles McGonigal në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Pagesa, dhurata të dhëna Charles McGonigal nga Ducka, këshilltari e përfaqësuesi kryesor famoz i Ramës ose ndonjë personi tjetër të lidhur me qeverinë e Shqipërisë.

Pra nuk përmendet në Kosovë as kryeministri asgjë, por vetëm në Shqipëri përmendet kryeministri.

Pra dikush ishte i autorizuar të hetonte për të gjitha mesazhet, pagesat, e-mail, sepse e keni marrë vesh që në e-mail zyrtar të Charles McGonigal gjendet një e-mail privat i Edi Ramës, i kërkonte t’i gjente një kompani antikorrupsioni, maskë komplet, por FBI e ndalon kategorikisht.

Charles McGonigal erdhi në Shqipëri dhe regjistroi kompaninë e tij të biznesit.

Po çfarë kujotoni ju se dolën rastësisht ato?”, tha Berisha.