Transmetuar më 23-09-2022, 13:22

Kavajë- Ndërron jetë në një hotel në Kavakjë një turiste polake.

M. G., 48 vjeçe, e cila ishte akomoduar në këtë hotel, së bashku me bashkëshortin e saj, ka humbur jetën.

Burri ka njoftuar menjëherë duke dhënë alarmin në hotel.

Pas pak aty mbërritën policia dhe autoambulanca. Por sipas mjekëve gruaja kishte vdekur.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.