Transmetuar më 23-09-2022, 13:47

Tiranë- Fati i Ervis Martinajt, bosit të lojrave të fatit, është kthyer në misterin më të madh të ditëve të fundit.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Mehmet Rrumbullaku kanë folur njëzëri për çështjen e zhdukjes së të shumëkërkuarit, Ervis Martinajt.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Çuçi dhe Rrumbullaku thanë se autoritetet do të flasin kur të kenë prova, ndërsa theksuan se vijon puna për gjetjen e tij.

Drejtori Rrumbullaku: Mund t’ju them që strukturat e Posaçme të luftës kundër krimit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Nuk mund të flasim pa pasur prova” tha ai.

“Ne do të flasim kur të kemi prova. Policia e shtetit nuk mund të flasim pa pasur prova,” tha ministri Çuçi.