Transmetuar më 23-09-2022, 18:07

Fier- Një aksident në seri ka ndodhur në Fier. 8 automjete dhe një motorr janë përfshirë në një aksident.

Përplasja ka ndodhur në vendin e njohur si “Zogu i Zi” në kryqëzimin e lagjes Apolonia në Fier.

2 automjete tip Golf, 1 Skoda, 1 Honda, 1 Peugeot, 1 Audi, 1 Opel, 1 Mercedes Benz dhe një motorr që shërben për shpërndarjen e picave janë përfshirë në aksident, shkaqet e të cilit ende nuk dihen.

Paraprakisht mësohet se nuk ka të lënduar në gjende të rendë por vetëm dëme materiale.

Policia po normalizon trafikun dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.