Transmetuar më 23-09-2022, 19:18

Ankara- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka kujtuar Greqisë një nga masakreat më të mëdha të historisë mes dy popujve. “Nuk do ta harrojmë kurrë Masakrën e Tripolicës që ndodhi më 23 shtator 1821”, shkroi presidenti turk Erdogan në Twitter.

Lideri i Turqisë shkroi se në këtë betejë të veçantë “mijëra vëllezër myslimanë turq dhe shqiptarë, si dhe hebrenj, u vranë brutalisht”.

Postimi i Erdogan vjen pasi ai foli nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku akuzoi Greqinë se e ktheu Egjeun në një varrezë refugjatësh”, duke treguar foto të fëmijëve refugjatë të vdekur.

23 Eylül 1821 günü gerçekleştirilen, binlerce Müslüman Türk’ün, Arnavut kardeşlerimizin ve Yahudilerin acımasızca, barbarca katledildiği Tripoliçe Katliamı’nı unutmadık, unutmayacağız. pic.twitter.com/3dTd0Fl1n2

— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) September 23, 2022