Transmetuar më 23-09-2022, 19:46

TIRANË- Merret vendimi. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar propozimin e Furnizuesit të shërbimit universal, një njësi e OSHEE e varur nga qeveria, për aplikimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 Kw/h për abonentët familjarë.

Nga 1 tetori deri në 31 dhjetor 2022 (Rama dhe Balluku kishin thënë deri më 31 dhjetor 2023), familjet që do të shpenzojnë mbi 800 Kw/h në muaj do faturohen me 42 lekë për kilovat pa TVSH, ose 50.4 lekë me TVSH.

“Bazuar në nevojën për të ardhura për shkak te rritjes se kostos së energjisë vlerësojmë se çmimi te jete 42 lekë për kw/h për konsumin familjar mbi 800 kw/h në muaj rikuperon koston e blerjes së energjisë duke siguruar likuiditet të nevojshëm për FSHU, për garantimin e furnizimit me energji elektrike.

Bëhet e nevojshme që periudha e leximit periodik të matësit duhet të kryhet duke respektuar afatin prej 30 ditë kalendarike për klientët fundorë, me qëllim mbrojtjen e çdo klienti familjar nga çdo keq faturim i mundshëm.

"Nga 1 tetori, “800 Kw/h e parë do të faturohen me 9.5 lekë Kw/h që jep një kosto 7600 lekë ose 9.120 lekë me TVSH.

Nëse harxhoni 500 Kwh më shumë mbi konsumin 800 Kw/h do të paguhet 25 200 lekë shtesë.

Shembull tjetër: Një familje në muajt e dimrit, shpenzon 1600 kwh. Deri tani ka paguar 18 240 lekë.

Nga 1 tetori, do të paguajë plot 49 440 lekë pa përfshirë taksën e televizionit publik, ambientet e përbashkëta si ndriçim shkalle, tarifë fikse.