Transmetuar më 23-09-2022, 20:41

Ishte nata e martesës, por nusja i kishte sytë nga i dashuri. Dhe erdhi momenti e nuk po duronin dot.

Por lëvizjet e nuses u kuptuan nga vjehrra e saj e cila e ka ndjekur nga pas.

Një dasmë në Akai u prish brenda një nate.

Sipas pelop.gr, gjatë një dasme në Bashkinë Erymanthos, nusja është kapur në flagrancë me të dashurin e saj në tualetin e lokalit ku po zhvillohej festa.

Dhëndri është një burrë nga Erymanthos, ndërsa nusja nga Patra. Por ajo që askush nuk e dinte është se nusja kishte një lidhje paralele me një djalë edhe ai nga Patra.

Në fakt, dhëndri e dinte për “miqësinë” dhe pranoi të ishte i ftuar në ceremoninë e martesës.

Nusja dukej shumë e lumtur dhe u argëtua duke kërcyer në dasmën e saj në një sallë banketi të njohur në zonë. Por në një moment, pas takimit me të dashurin e saj, ajo u gjend në tualet me të.

“Rreth orës 3 të mëngjesit e ka thirrur në tualet dhe sigurisht janë larguar veçmas”, tha për pelop.gr, A.D, dëshmitar okular i ngjarjes. Por vjehrra prej kohësh kishte “dyshuar” se diçka e çuditshme po ndodhte dhe e ndoqi nusen.

Priti pak, dhe futet papritmas në tualet duke kapur mat nusen që po kryente seks!

Të njëjtat burime raportojnë se i dashuri është goditur me grusht nga dhëndri dhe një person tjetër, ndërsa sigurisht çifti ka shkuar në divorc të nesërmen! Nuk dihet nëse nusja vazhdon lidhjen me të dashurin e saj!