Transmetuar më 23-09-2022, 22:41

LEZHË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Milot-Lezhë.

Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit si dhe dy pasagjerë.

Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

Burime spitalore informuan se një nga të plagosurit ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ka shkuar policia se bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.