Transmetuar më 23-09-2022, 22:47

Divjakë- Gjendet i vdekur një i ri punëtor në resortin e Divjakës.

Mësohet se në një nga dhomat e punëtorëve të një resorti në Divjakë, është gjetur pa shënja jete E. T., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë (punonjës në këtë resort).

Pë rastin është njoftuar menjëherë policia.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.