Transmetuar më 24-09-2022, 00:00

Aksident me vdekje ne aksin rrugor Fier -Patos ne afersi te fshatit Portez.

Në aksin rrugor "Fier-Patos", një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendngjarja.