Transmetuar më 24-09-2022, 11:55

Lezhë- Një tjetër aksident është regjistruar në Lezhë ditën e sotme.

Një automjet ka dalë nga rruga në autostradën Lezhë-Shkodër në afërsi të Dajcit dhe për pasojë është përmbysur.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit.

Policia ndërkaq është në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit. (noa.al/M.D)