Transmetuar më 24-09-2022, 15:08

Pas ndarjes së tij të mirë-publikuar nga Camila Morrone, aktori fitues i “Oscar” Leonardo DiCaprio duket se tashmë është bashkuar me supermodelen 27-vjeçare Gigi Hadid.

Hadid, e cila vetë u divorcua nga ish-bashkëshorti Zayn Malik në vitin 2021, thuhet gjithashtu se është shumë e investuar në lidhje, me dyshen që përflitet se po bëhet mjaft serioze.

“Gigi dhe Leo janë në një lidhje të vërtetë dhe intensive, – tha një burim i afërt me çiftin për “Entertainment Tonight”. – Ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Gjërat po shkojnë mirë mes tyre dhe të dy janë shumë të lumtur".

Dyshja janë parë duke u shoqëruar në qytetin e New York gjatë “Javës së Modës”, me burimet që thanë se dyshja dukej “shumë flirtuese, teksa ishin ulur në dhomën e ngrënies dhe po kalonin një natë argëtuese me njëri-tjetrin”.

“Gigi mbërriti në ‘Casa Cipriani’ pak kohë pasi arriti Leo, – konfirmoi një burim i dytë. – Atyre iu pëlqen të shkojnë atje sepse mund të kenë privaci dhe të mos shqetësohen për fotot që iu bëhen apo njerëzit që i vërejnë shumë. Ata po kalojnë një kohë të mirë së bashku dhe Leo është shumë i tërhequr nga Gigi”.

Prandaj, duket se DiCaprio dhe Hadid kanë lëvizur shpejt nga marrëdhëniet e tyre të mëparshme.