Transmetuar më 24-09-2022, 15:59

TIRANË- Kohë të vështira! Rritja e çmimeve dhe kosto e lartë e jetesës i ka bërë shqiptarët që jo vetëm të "shtrëngojnë rripin" por dhe të kursejnë më shumë.

Rasti më i fundit vjen nga një video e shpërndarë në rrjetet sociale dhe e publikuar në faqen e "JOQ" ku një vajzë tregon se ka kursyer disa para por që tashmë i duhet që ta thyejë "qypin e mjaltit" për të përballuar rritjen e shpenzimeve.

Por rasti i vajzës nuk është i pari.

Një berber në Tiranë i ka suprizuar të gjithë në momentin që ka hapur arkën e kursimeve të bërë enkas për bakshishet e klientëve. I riu kishte mbledhurr rreth 500 mijë lekë të vjetra dhe pse nuk e ka treguar se përsa kohë ka arritur t’i grumbullojë.