Transmetuar më 24-09-2022, 16:29

Korçë- Një i ri 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar sot në Korçë.

Polcia ka njoftuar se në pranga ka rënë Daniel Hajro, i cili akuzohet nga autoritetet gjermane se ka tentuar të vrasë një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër, për shkak të hakmarrjes.Hajro u arrestuar në kuadër të operacionit ‘Wanted”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, në lidhje me një ngjarje të ndodhur më datë 18.05.2020, në një lokal në Gjermani, ku 33-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër.