Transmetuar më 24-09-2022, 16:58

Tiranë- Një nga masat e marra gjatë pandemisë ishte vendosja e gjobave për këdo që shkelte rregullat apo vendimet e marra nga qeveria.

Një i ri në Tiranë u gjobit në atë kohë 10 mijë lekë pasi kish dalë jashtë orarit. Pas gjobitjes çështja shkoi në Gjykatë.

Çfarë ka ndodhur pak ditë më parë?

Të riut, i vjen një letër nga një përmbarues Gjyqësor privat që kërkon, që i gjobituri të bëjë pagesën, tek llogarite e tij personale, pra të përmbaruesit gjyqësorë privat.

Kjo letër, i ka ardhur në një kohë, kur të gjithë mendonin se gjobat janë falur.

Megjithatë, e gjithë procedura e ndjekur nga përmbaruesi gjyqësorë privat është në rregull dhe gjithçka është konform ligjit, por a është kjo e drejtë?

Gjobat u vendosën ndaj bizneseve, si një masë për të parandaluar përhapjen e virusit. Ishte shteti ai që vendoste sanksione dhe duhet të ishte ai autoriteti që mblidhte gjobat.

Qytetari, siç shihet edhe nga dokumenti është gjobitur vetëm 100 mijë lekë të vjetra, ndërsa, përmbaruesi gjyqësor privat i kërkon 340 mijë lekë të vjetra, pra më shumë se dyfishi, duke i kërkuar atij edhe tarifat.

Qytetari shprehet se gjithçka u fal nga shteti, por duket se kush përfundoi në Gjykatë, duhet që të paguajë.