Transmetuar më 24-09-2022, 22:05

IZRAEL- Një episod i shëmtuar ishte vërshëllimi i himnit kombëtar nga tifozët e Izraelit në shkallët e stadiumit ‘Bloomfield’. Në momentin kur skuadrat zbritën në fushë dhe u ekzekutua himni i kuqezinjve, shumë prej 29 mijë të pranishmëve në stadium krijuan zhurmë duke vërshëllyer.

Izraelitët e kanë ruajtur në kujtesën e tyre ndeshjen e muajit qershor që u luajt në “Arenën Kombëtare”.

Himni i Izraelit u vërshëllye dhe sot, 3 muaj më vonë, në Tel-Aviv ndodhi “hakmarrja”.

Në të dy rastet akti është i shëmtuar!